27.10.2026
Ekonomi

Kreditë për blerje banesash u rritën 50% në korrik

Bankat dhanë rreth 7 miliardë lekë kredi të reja për blerje banesash në korrik, 50% më shumë se në të njëjtin muaj të vitit të kaluar, sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.

Në shtatë muajt e parë të vitit, kreditë e reja për banesa arritën në 41.9 miliardë lekë, 2.4% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Pjesa më e madhe e huamarrjes po bëhet në monedhën vendase. Rreth 85% e kredive të reja për banesa këtë vit janë dhënë në lekë.

Kreditimi në lekë është rritur me 21%, ndërsa ai në euro ka rënë me 45%, një ndryshim që lidhet me kushtet më të favorshme të financimit në lekë dhe kufizimet më të forta për huamarrjen në valutë.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.