Kuvendi shqyrton sot dërgimin e deri në 40 ushtarëve shqiptarë në Gaza.
Projektligji është në rendin e ditës së seancës plenare të 24 shtatorit dhe kërkon shumicë absolute për miratim.
Qeveria kërkon që Forcat e Armatosura të marrin pjesë në operacionin e Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit në Gaza.
Numri maksimal është 40 ushtarakë.
Detyrat e tyre do të përfshijnë operacionet e sigurisë dhe stabilitetit, mbrojtjen e personelit dhe objekteve të misionit, mbështetjen e operacioneve humanitare dhe monitorimin e situatës së sigurisë.
Ushtarakët do të marrin pagën mujore dhe dieta për ditët e qëndrimit në operacion.
Seanca nis në orën 10:00 dhe përfshin edhe dy interpelanca urgjente me ministrin e Mjedisit Sofjan Jaupaj dhe ministren e Arsimit Mirela Kumbaro.