
Tre projekte energjetike që përfshijnë Shqipërinë po shqyrtohen për t’u futur në listën e projekteve me interes për Komunitetin e Energjisë, status që u jep përparësi dhe akses më të madh në financime të Bashkimit Europian.
Projekti më i madh është zgjerimi i hidrocentralit të Moglicës me sistem pompimi, me fuqi 1,620 MW dhe kapacitet magazinimi rreth 30 GWh. Investimi vlerësohet në 1.79 miliardë euro, me nisje të parashikuar në 2027 dhe vënie në punë në 2033.
Projekti i dytë parashikon ndërtimin e një interkonjeksioni të ri 400 kV mes Shqipërisë dhe Kosovës, me kosto rreth 93.4 milionë euro dhe përfundim të planifikuar në 2029.
Në listë është edhe rehabilitimi i linjës 220 kV Trebinje-Peru?ica-Podgoricë-Vau i Dejës, e cila lidh Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Shqipërinë.
Tre projektet janë ende kandidate. Vendimi përfundimtar pritet nga Këshilli Ministror i Komunitetit të Energjisë deri në fund të vitit.