02.11.2026
Sociale

Policia e Shtetit ndryshon drejtuesit në Elbasan, Berat dhe strukturat kufitare

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, ka bërë disa ndryshime në drejtimin e strukturave vendore dhe qendrore të policisë.

Kastriot Skënderaj është emëruar drejtor i Policisë së Elbasanit, ndërsa drejtori i deritanishëm Fatmir Hoxha kalon specialist në Drejtorinë për Integrimin në Policinë e Shtetit.

Luigj Vathi largohet nga drejtimi i Policisë së Beratit dhe emërohet drejtor i Kufirit dhe Migracionit në Korçë.

Gëzim Zhupaj kalon nga kjo detyrë në Departamentin për Rendin dhe Sigurinë Publike, ndërsa Dashnor Muhaj largohet nga posti i zëvendësdrejtorit për Rendin në Policinë e Tiranës dhe emërohet specialist për migracionin e parregullt.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.