Policia nisi të hënën në mëngjes një operacion antidrogë në Malësinë e Krujës.
Aksioni nisi pasi u zbulua kultivim i dyshuar i bimëve narkotike në një zonë të pyllëzuar. Pasted text
Në kontrolle janë angazhuar efektivë të Komisariatit të Krujës dhe struktura operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.
Operacioni ishte ende në zhvillim dhe nuk ishte bërë publik një bilanc arrestimesh apo sasie të sekuestruar në momentin e raportimit.