Kryeministri Edi Rama reagoi pas vendimit të Gjykatës së Lartë që la në fuqi masën “arrest në burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Rama tha se Tirana mbetet pa drejtuesin e saj të zgjedhur, ndërsa Veliaj vazhdon të qëndrojë në qeli pa një vendim përfundimtar gjyqësor.
Ai e quajti çështjen e Veliajt një rast të paprecedentë në Europën demokratike dhe vuri në pikëpyetje arsyetimin për vazhdimin e masës së arrestit. Sipas tij, deri tani nuk është bërë publike një provë që të tregojë se Veliaj përbën rrezik të tillë sa të justifikojë mbajtjen e tij në burg.
Rama tha gjithashtu se situata ka kosto për administrimin e Tiranës dhe për banorët e kryeqytetit, duke e përshkruar mungesën e kryebashkiakut nga detyra si një problem juridik, social dhe ekonomik.