September 15, 2026
Sociale

“Revanshi”, GJKKO dënon Durim Bamin me 10 vjet e 8 muaj burg

Ish-efektivi Altin Morina u dënua me 6 vjet e 8 muaj, ndërsa dënime u dhanë edhe për pesë të pandehur të tjerë.

Gjykata e Posaçme ka dënuar Durim Bamin me 10 vjet e 8 muaj burg në dosjen “Revanshi”.

Bami u shpall fajtor për sigurimin e kushteve për kryerjen e një vrasjeje, grup të strukturuar kriminal dhe kultivim të bimëve narkotike. Në bashkimin e dënimeve ai mori 16 vjet burg, të reduktuara në 10 vjet e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Gjykata e shpalli të pafajshëm për akuzën që lidhej me përgatitjen e vrasjes së dy personave të tjerë.

Ish-efektivi Altin Morina u dënua me 6 vjet e 8 muaj burg për kultivim narkotikësh, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe armëmbajtje pa leje.

Në të njëjtën çështje, J.K. dhe A.A. morën nga 4 vjet e 8 muaj burg, O.Z. 10 vjet, E.J. 8 vjet dhe H.M. 5 vjet e 4 muaj.

Vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

About the Author