Donald Trump falënderoi Shqipërinë dhe Kosovën për angazhimin në forcën ndërkombëtare që synon të ndihmojë në stabilizimin e Gazës.
Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, presidenti amerikan i renditi të dy vendet mes shteteve që kanë premtuar “trupa, polici dhe trajnim”. Ai nuk përcaktoi në fjalim kontributin e veçantë të secilit shtet.
Trump përmendi krahas tyre Indonezinë, Marokun, Kazakistanin, Egjiptin dhe Jordaninë.
Shqipëria ishte renditur që në shkurt mes vendeve që kishin premtuar trupa për Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza.
Kosova miratoi në mars dërgimin e trupave në të njëjtën forcë të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.