17.09.2026
Bota

Trump kërcënon BE-në me tarifa për afrimin me Kanadanë

Presidenti amerikan paralajmëroi masa tregtare nëse afrimi i BE-së me Kanadanë shihet si veprim kundër SHBA-së.

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Bashkimin Europian me tarifa të larta pasi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen propozoi që Kanadaja të marrë një status të ri si “anëtare e asociuar” e BE-së.

Trump tha se Uashingtoni mund të vendosë tarifa të rënda dhe kufizime tregtare nëse e konsideron këtë afrim si veprim armiqësor.

Propozimi i Brukselit synon të zgjerojë bashkëpunimin me Kanadanë në tregti, mbrojtje, energji, teknologji dhe mineralet kritike.

Statusi i propozuar nuk ekziston aktualisht në traktatet e BE-së dhe nuk do të ishte anëtarësim i plotë.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.