
Trupi i Ratko Mlladiqit, ish-komandantit të ushtrisë serbe të Bosnjës të dënuar për gjenocid dhe krime lufte, është sjellë nga Haga në Serbi me një avion qeveritar.
Presidenti Aleksandar Vuçiq tha se shteti do t’i ofrojë familjes mbështetje për transportin, organizimin dhe sigurinë gjatë funeralit. Data dhe vendi i varrimit pritet të njoftohen nga familja e Mlladiqit.
Autoritetet serbe po përgatiten edhe për masa sigurie, në varësi të numrit të personave që pritet të marrin pjesë në ceremoni.
Mlladiq vdiq më 27 gusht në Hagë, ku vuante dënimin me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë, përndjekjen e boshnjakëve dhe kroatëve, rrethimin e Sarajevës dhe marrjen peng të pjesëtarëve të OKB-së.