September 15, 2026
Politike

Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën

Gjykata la në fuqi vendimin e Apelit të Posaçëm dhe nuk ndryshoi masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për ndryshimin e masës së sigurisë, duke lënë në fuqi arrestin me burg.

Kolegji Penal shqyrtoi çështjen të martën në Dhomë Këshillimi dhe vendosi të mbajë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit të 13 marsit 2025.

Veliaj kishte kërkuar shfuqizimin e vendimeve të gjykatave të posaçme dhe të një vendimi të mëparshëm të Gjykatës së Lartë për masën e sigurisë.

Me vendimin e ri, kryebashkiaku i Tiranës do të vazhdojë të qëndrojë në burg.

About the Author