Një traget me 29 persona në bord është përfshirë nga zjarri të premten në mëngjes në veri të ishullit grek Mykonos.
Autoritetet greke thanë se nuk kishte raportime të menjëhershme për të lënduar.
Zjarri shpërtheu ndërsa anija me flamur grek po lundronte në Egjeun qendror.
Roja Bregdetare mobilizoi mjete drejt zonës, ndërsa në operacion janë përfshirë edhe forcat zjarrfikëse.
Tre mjete janë nisur nga Syros, Lavrio dhe Pireu për të ndihmuar në ndërhyrje.
Shkaku i zjarrit dhe gjendja e anijes nuk janë bërë ende të ditura.