02.10.2026
Sociale

Festivali “Skampa” sjell dhjetë trupa në Elbasan

Edicioni i 28-të vijon deri më 5 tetor, me shfaqje nga trupa shqiptare dhe të huaja; festivalin e hapi “Medea” nga Izmiri.

Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Skampa” sjell në Elbasan shfaqje nga dhjetë trupa shqiptare dhe të huaja. Edicioni i 28-të nisi më 30 shtator dhe vijon deri më 5 tetor.

Në program marrin pjesë trupa nga Turqia, Shtetet e Bashkuara, Tunizia dhe Italia. Në skenë do të ngjiten edhe Teatri Kombëtar dhe Teatri Skampa.

Mbrëmjen e parë u shfaq “Medea”, nga Teatri Shtetëror i Izmirit në Turqi. Shfaqja përdor lëvizjen, ritmin dhe pamjet skenike për të trajtuar dhimbjen njerëzore.

Programi bashkon shfaqje dhe forma të ndryshme të teatrit bashkëkohor në qytetin që e pret festivalin prej 28 edicionesh.

Burimi: Gazeta TemA.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.