Kosova nis nga sot tregtinë e lirë me katër vendet e EFTA-s: Zvicrën, Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshtajnin.
Marrëveshja hyn në zbatim të plotë më 1 tetor 2026 dhe parashikon uljen ose heqjen e barrierave tregtare për një pjesë të madhe të produkteve industriale dhe bujqësore të përpunuara.
Pakoja e parë e mallrave kosovare drejt tregut EFTA do të niset sot në orën 13:00 nga pika kufitare Dheu i Bardhë.
Marrëveshja përcakton edhe procedurat për origjinën e mallrave dhe deklarimet doganore që duhen për të përfituar trajtim preferencial.
Negociatat mes Kosovës dhe katër vendeve të EFTA-s nisën në qershor 2022 dhe përfunduan në shtator 2024.
Marrëveshja u nënshkrua më 22 janar 2025.
Ajo mbulon tregtinë e mallrave, rregullat teknike, kërkesat sanitare dhe fitosanitare, si dhe dispozita për mjedisin dhe standardet tregtare.
EFTA ka marrëveshje tregtie të lirë me më shumë se 40 vende jashtë organizatës. Kosova i bashkohet tani këtij rrjeti me synimin për të rritur eksportet dhe për t’u dhënë bizneseve qasje më të lehtë në katër tregje europiane.