Bordi i Transparencës caktoi çmimet maksimale të karburanteve që hyjnë në fuqi nga ora 13:00 e 9 tetorit. Një litër naftë nuk mund të shitet me më shumë se 213 lekë, ndërsa benzina me më shumë se 194 lekë.
Çmimi maksimal me shumicë u vendos në 201 lekë për litër për naftën dhe 182 lekë për benzinën. Këto tarifa do të zbatohen deri në mbledhjen e radhës së bordit.
Vendimi përcakton tavanin e lejuar të shitjes. Pikat e karburantit mund të ofrojnë çmime më të ulëta, ndërsa konsumatorët këshillohen të kontrollojnë çmimin e afishuar në stacion.
Burimi: RTSH.