05.10.2026
Sociale

Vetëm 14% e shqiptarëve kontrollojnë nëse informacioni online është i vërtetë

Shqipëria renditet e treta nga fundi në Europë dhe qëndron shumë poshtë mesatares së Bashkimit Europian.

Vetëm 14.34% e shqiptarëve të moshës 16–74 vjeç kontrollojnë me burime të tjera nëse informacioni që gjejnë në internet është i vërtetë.

Të dhënat e Eurostat e vendosin Shqipërinë të tretën nga fundi mes vendeve europiane të përfshira në matje.

Vetëm Greqia, me 9.78%, dhe Serbia, me 11.13%, kanë përqindje më të ulëta.

Mesatarja e Bashkimit Europian është 29.16%, ose rreth dy herë më e lartë se niveli i Shqipërisë.

Në Ballkan, Mali i Zi regjistron 21.43%, Maqedonia e Veriut 24.22% dhe Bosnjë-Hercegovina 18.02%.

Në krye të renditjes është Irlanda, ku 63.64% e individëve thonë se e kontrollojnë informacionin online me burime të tjera.

Treguesi bazohet në anketën e Eurostat për përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit nga individët.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.