Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, i kërkoi Kosovës të zgjedhë presidentin e ri dhe të përshpejtojë reformat, gjatë vizitës së saj në Prishtinë më 1 tetor.
Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ajo tha se Kuvendi dhe Qeveria janë formuar dhe se hapi i radhës është zgjedhja e presidentit. Von der Leyen i nxiti partitë të vazhdojnë dialogun për t’i bërë institucionet plotësisht funksionale.
Kosova mund të marrë mbi 882 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së. Sipas von der Leyen, 62 milionë euro janë dhënë tashmë si parafinancim. Ajo kërkoi reforma që të mundësojnë fonde të tjera dhe afrim me tregun e përbashkët europian.
Kurti i kërkoi mbështetje për statusin e vendit kandidat dhe për shqyrtimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE.
Burimi: KOHA, 1 tetor 2026.
Foto nga arkivi i TIR-FAX.