TIRANË, 13 nëntor 2026 – Ish-drejtuesi i Forcës së Posaçme Operacionale, Oltion Bistri, nuk është gjetur nga policia pas vendimit të Apelit të Posaçëm për ta rikthyer në burg.
Apeli e dënoi me 7 vite e 4 muaj heqje lirie në dosjen “Metamorfoza”, duke e shpallur fajtor për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe zbulim të të dhënave sekrete. Sipas Report TV, Bistri ndodhet prej muajsh jashtë Shqipërisë, bazuar në verifikimet në sistemin TIMS.
Pas zbritjes së kohës së paraburgimit, atij i mbeten për të vuajtur 3 vite, 10 muaj e 14 ditë. Gjykata vendosi gjithashtu kalimin në favor të shtetit të tri apartamenteve, dy dyqaneve dhe rreth një milion eurove të sekuestruara.
Foto: Shqiptarja.com.