Mali i Zi mbylli përkohësisht dy kapituj të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian gjatë konferencës ndërqeveritare të mbajtur më 6 nëntor.
Bëhet fjalë për kapitullin 1, që mbulon lëvizjen e lirë të mallrave, dhe kapitullin 12, për sigurinë ushqimore, politikat veterinare dhe fitosanitare.
Mbyllja e tyre e çon në 23 numrin e kapitujve të mbyllur përkohësisht nga 33 gjithsej. Ministrja për Çështjet Europiane, Maida Gorçeviç, kishte paralajmëruar synimin për mbylljen e të dy kapitujve.
Axhenda e Këshillit të BE-së e publikuar para konferencës përmendte shprehimisht vetëm kapitullin 1. Njoftimi përfundimtar i Presidencës irlandeze konfirmoi se u mbyllën përkohësisht edhe kapitulli 12.