TIRANË, 23 nëntor — Federata Shqiptare e Futbollit ka ndryshuar datën e ndeshjes mes Tiranës dhe Skënderbeut, e planifikuar fillimisht për të shtunën, më 28 nëntor.
Takimi do të luhet të premten, më 27 nëntor, në orën 13:30, në stadiumin “Selman Stërmasi”.
FSHF njoftoi se ndryshimi u bë me kërkesë të Policisë së Shtetit dhe për arsye sigurie.