
Trajneri i kombëtares serbe, Dragan Stojkovic, tha në Tiranë se skuadra e tij ka ardhur për fitore kundër Shqipërisë, në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026, që luhet të shtunën mbrëma, më 7 qershor, në “Air Albania”.
Ai vlerësoi Shqipërinë si ekip të fortë, me trajner të mirë dhe lojtarë të rrezikshëm, duke kërkuar përqendrim maksimal nga lojtarët e vet. Kapiteni Aleksandar Mitrovi? kujtoi përplasjet e mëhershme mes dy ekipeve, por tha se këtë herë është një sfidë e re. Ai shtoi se Serbia futet në fushë me synimin për të marrë tre pikët, pavarësisht emrit të kundërshtarit.
Në grupin ku bëjnë pjesë edhe Anglia, Letonia dhe Andorra, Shqipëria dhe Serbia garojnë për vendin e dytë që çon në fazën e play-off-it.