19.09.2026
Sociale

Shqiptarët në Izrael janë të sigurt, njofton Ministria e Jashtme

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se deri më tani nuk ka raportime për qytetarë shqiptarë të lënduar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Izraelit dhe Iranit.

Sipas ministrisë, aktualisht në Izrael ndodhen pesë shtetas shqiptarë – tre me status turisti dhe dy me qëndrim të përkohshëm – të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe në kontakt të vazhdueshëm me ambasadën shqiptare në Tel Aviv.

Ministria thekson gjithashtu se po ndjek nga afër zhvillimet dhe situatën e sigurisë, ndërsa bën me dije se fluturimet drejt Izraelit janë ndërprerë përkohësisht për shkak të rrethanave.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.