
Këtë të martë, Shkupi mirëpret takimin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes prej 6 miliardë eurosh. Samiti, i organizuar nga kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski, bën bashkë komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, kryeministrin shqiptar Edi Rama, udhëheqës të rajonit dhe përfaqësues të BE-së dhe organizatave ndërkombëtare.
Programi përfshin dy panelet tematike:
- Paneli 1: Fokus në Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
- Paneli 2: Diskutim mbi mekanizmat dhe mbështetjen për implementimin e planit.
Qëllimi është vlerësimi i progresit të deritanishëm, përcaktimi i hapave konkretë përpara dhe forcimi i rrugës së integrimit evropian të rajonit.
Mbrëmë, Rama zhvilloi një takim vëllazëror me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, ku diskutuan mbi integrimin evropian, kërcënimet ndaj Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhëniet ndëretnike dhe forcimin e marrëdhënieve mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, sipas postimit të Ahmetit në rrjetet sociale.