
Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, mblodhi sot në Shkup liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor për të diskutuar mbi zbatimin e Planit të Rritjes së BE-së, një fond 6 miliardë euro për vendet kandidate në periudhën e paraanëtarësimit.
Kos theksoi se “dritarja për zgjerimin është e hapur por jo e përhershme”, duke shtuar se përparimi varet nga “reformat, transparenca dhe sundimi i ligjit”. Ajo përmendi Shqipërinë si një shembull progresi, me tre grupkapituj të hapur në gjashtë muajt e fundit dhe mundësinë reale për të përmbyllur të gjithë procesin e hapjes brenda vitit.
Kryeministri Edi Rama vlerësoi angazhimin shqiptar në rrugën europiane, duke e quajtur Planin e Rritjes “një instrument konkret për integrim gradual”. “Kurrë nuk kemi qenë më afër se sot anëtarësimit në BE”, deklaroi ai në përfundim të samitit.