
Komisioni Rregullator miratoi sot me 3 vota pro dhe 2 kundër rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, duke certifikuar shpërndarjen e mandateve.
Partia Socialiste u konfirmua me 83 mandate, Partia Demokratike me 50, Partia Socialdemokrate me 3, Partia Mundësia me 2 dhe Nisma Shqipëria Bëhet me 1 mandat.
Dy anëtarët e opozitës në Komision, Muharrem Çakaj dhe Helga Bukaj, votuan kundër. Çakaj akuzoi kryekomisionerin Ilirian Celibashi për mbajtje të dy standardeve në trajtimin e mandateve të deputetëve të rinj.