04.11.2026
Bota

Tirana do të presë samitin e NATO-s në vitin 2027

Rama dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u takuan në Bruksel. Në fokus ishin samiti i vitit 2027 në Tiranë, siguria rajonale dhe infrastruktura strategjike.

BRUKSEL, 4 nëntor 2026 – Kryeministri Edi Rama dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u takuan të martën, 3 nëntor, në selinë e Aleancës në Bruksel.

Gjatë takimit u rikonfirmua mbajtja e samitit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027. Palët diskutuan sigurinë në rajon, sulmet kibernetike dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike.

Vëmendje iu kushtua edhe Korridorit VIII, që lidh Adriatikun me Detin e Zi, si dhe projektit të Porto Romanos dhe mundësisë për përdorimin e tij në logjistikën e Aleancës.

Shqipëria është anëtare e NATO-s që prej vitit 2009.

Burimi: NATO, CNA.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.