
Shqipëria po hyn në grukapitullin e pestë dhe të fundit të negociatave me Bashkimin Europian, një fazë që pritet t’i hapë vendit rrugën drejt anëtarësimit.
Komisioni parlamentar për Çështjet Europiane shqyrtoi të premten draftpozicionin negociues mbi bujqësinë, sigurinë ushqimore dhe fondet e kohezionit. Kryenegociatorja Majlinda Dhuka tha se Shqipëria ka përfunduar përgatitjet teknike për hapjen e të 33 kapitujve dhe se mbështetja e BE-së për zgjerimin është e qartë.
Zëvendëskryetarja e Komisionit, Etilda Gjonaj, e quajti procesin “histori suksesi”, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për bujqësinë, sigurinë ushqimore dhe aftësinë e institucioneve shqiptare për të menaxhuar fondet europiane.
Pjesë e mbledhjes ishin negociatorët e kapitujve përkatës dhe grupet e punës. Diskutimet vijuan me dyer të mbyllura.