
Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, ka lënë qelinë më 12 gusht pasi përfundoi dënimin prej 2 vite e 20 ditësh burg për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie. Ai ishte arrestuar nga SPAK në mars 2024.
Goro u dënua për tjetërsimin e rreth 10 mijë metrave katrorë tokë në zonën e Livadhit. Një pjesë e dosjes u ngrit nga kallëzimi i Fredi Belerit, i cili akuzoi se në vitin 2016 Goro kishte kaluar në mënyrë të paligjshme 4.263 m² tokë në emër të Arqile Bollanos. Ky i fundit, sipas prokurorisë, kishte përfituar më herët edhe 7.700 m² tokë mbi kufirin ligjor.
Ndaj Goros vijon një proces tjetër në Apelin e GJKKO, ku ai ka kundërshtuar vendimin e shkallës së parë që e dënoi me 2 vjet burg.