18.09.2026
Ekonomi

GRANTE 50% PËR FERMERËT, AFATI 30 SHTATOR

Fermerët me ferma bujqësore ose blegtorale mund të përfitojnë financim nga Skema Kombëtare e Investimeve 2025, që synon mekanizimin dhe modernizimin e punës në bujqësi.

Skema ofron grante deri në 50% të vlerës së investimit, mbi bazën e faturave tatimore, jo më shumë se 5 milionë lekë për subjekt.

Granti mund të kombinohet me kredi të butë me interes 2% dhe me garanci sovrane që mbulon deri në 70% të kolateralit. Kjo u krijon fermerëve mundësi të mbyllin të gjithë investimin me kosto të ulët.

Qëllimi është të ulen kostot dhe koha e prodhimit, të rritet efikasiteti dhe cilësia e produkteve, si dhe të forcohet konkurrueshmëria në tregun vendas dhe atë të jashtëm.

Aplikimet janë të hapura deri më 30 shtator 2025. Skema përfshin gjithsej nëntë masa mbështetëse.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.