
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nisi sot një vizitë dyditore në Kinë me ftesë të presidentit Xi Jinping.
Vuçiq do të marrë pjesë në ceremonitë për 80-vjetorin e fitores në Luftën e Dytë Botërore dhe do të takohet me Xi Jinping, presidentin rus Vladimir Putin dhe zyrtarë të tjerë të lartë kinezë. Në axhendë janë edhe takime me përfaqësues të kompanive të mëdha.
Më 3 shtator, presidenti serb do të marrë pjesë në paradën ushtarake të Ditës së Fitores, ku janë ftuar udhëheqës nga 26 vende.
Vizita synon thellimin e bashkëpunimit ekonomik, politik dhe ushtarak mes Serbisë dhe Kinës. Dy muaj më parë, ushtritë e dy vendeve zhvilluan për herë të parë një stërvitje të përbashkët speciale.