18.09.2026
Rajoni

ISH-MINISTRJA KROATE DËNOHET PËR SHPËRDORIM TË FONDEVE TË BE-SË

Ish-ministrja kroate e Fondeve të BE-së, Gabrijela Zalac, u dënua me 7 muaj burg për abuzim me paratë publike. Ajo kishte shpenzuar afro 10 mijë euro nga fondet evropiane për darka dhe festa luksoze, përfshirë edhe ditëlindjen e saj.

Zalac pranoi fajin dhe ktheu shumën e plotë. Ky është dënimi i saj i dytë: në qershor u shpall fajtore për një projekt IT prej 1.3 milionë euro dhe u dënua me 2 vjet burg, duke u detyruar të paguante 200 mijë euro dëmshpërblim.

Skandalet e saj janë pjesë e krizës që ka goditur qeverinë e kryeministrit Andrej Plenkoviq, ku disa ministra të partisë HDZ janë akuzuar për korrupsion.

EPPO, prokuroria evropiane që ndjek keqpërdorimet me fondet e BE-së, tha se rasti i Zalac është një shembull tipik i abuzimeve që dëmtojnë besimin e qytetarëve.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.