
Aksioni për lirimin e hapësirave publike po vijon në gjithë vendin dhe kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa të reja për vendosjen e karrigeve nga lokalet në sheshe e trotuare.
Në një postim në Facebook, Rama tha se bizneset do të mund të vendosin karrige jashtë vetëm sipas kushteve që do të përcaktohen, ndërsa theksoi se për çdo karrige në hapësirën publike do të kërkohet një kontribut: mbjellja e një peme përmes Fondit të Gjelbërt.
“Atyre që shqetësohen për karriget u them bëni durim, shpejt u vjen radha. Për çdo karrige në hapësirën e kufizuar publike do të duhet të kontribuohet me një pemë,” shkroi ai.
Rama njoftoi se po përgatitet edhe një rregullore kombëtare që do të përcaktojë qartë kufijtë dhe hapësirat e përdorimit.