
Lëvizja Vetëvendosje ka mandatuar kryetarin e saj, Albin Kurtin, për një tjetër mandat në krye të qeverisë së Kosovës. Vendimi u mor me votë unanime në mbledhjen e 59-të të Këshillit të Përgjithshëm të partisë.
Edhe pse fitoi zgjedhjet në shkurt, VV nuk siguroi numrat e nevojshëm për të formuar qeverinë, duke çuar në një krizë të gjatë institucionale që tashmë ndodhet në Gjykatën Kushtetuese.
Kurti akuzoi opozitën si përgjegjëse për bllokimin dhe kritikoi ashpër Gjykatën Kushtetuese për vonesa e zvarritje që, sipas tij, dëmtojnë procesin e ndërtimit të institucioneve. Ai tha se VV do të vazhdojë të mbrojë institucionet dhe të punojë për interesat e qytetarëve.