18.09.2026
Sport

Kosova mposht Suedinë dhe fiton tri pikët e para

Kombëtarja e Kosovës triumfoi 2-0 ndaj Suedisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke marrë fitoren e parë në grupin B të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Elvis Rexhbecaj dhe Vedat Muriqi shënuan golat që vulosën një mbrëmje të madhe për Dardanët, të cilët zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer përballë skandinavëve.

Pas këtij suksesi, Kosova rikthehet fuqishëm në garë me tri pikë të para dhe pret sfidat e radhës në nëntor.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.