
Kombëtarja shqiptare fitoi 1-0 ndaj Letonisë në “Air Albania”, duke marrë tre pikë të vlefshme në Grupin K të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026.
Goli i vetëm u shënua në minutën e 25-të nga Kristjan Asllani, i saktë nga penalltia e fituar prej Qazim Laçit. Kuqezinjtë kishin raste për të dyfishuar me Manajn dhe Bajramin, por pa sukses, ndërsa në fund Letonia rrezikoi me një aksion që u ndal nga Mitaj mbi vijën e portës.
Pas kësaj fitoreje, Shqipëria renditet e dyta në grup me 8 pikë, pas Anglisë që kryeson me 15, ndërsa Serbia ndjek me 7 pikë dhe një ndeshje më pak.