18.09.2026
Bota

Polonia rrëzon dronë rusë, incidenti cilësohet “akt agresioni”

Ushtria polake njoftoi se ka rrëzuar disa dronë rusë që shkelën hapësirën ajrore të vendit gjatë një vale sulmesh mbi Ukrainën perëndimore. Incidenti u cilësua si një “akt agresioni” që përbënte kërcënim real për qytetarët polakë.

Forcat ajrore të NATO-s u ngritën në ajër, ndërsa mbrojtja tokësore u vendos në gatishmëri të lartë. Aeroporti “Chopin” në Varshavë u mbyll përkohësisht, dhe banorëve në Podlaskie, Mazovia dhe Lublin iu kërkua të qëndrojnë brenda.

Kryeministri Donald Tusk deklaroi se ka informuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe se Polonia është në kontakt të vazhdueshëm me aleatët për situatën. Operacionet për gjetjen e dronëve të rrëzuar vijojnë në disa rajone të vendit.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.