18.09.2026
Politike

Dredha dorëhiqet nga drejtimi i Bashkisë Vlorë: “Akt reflektimi dhe përgjegjësie”

Kreu i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, dha dorëheqjen mbrëmjen e 10 shtatorit. Në një postim mëngjesin e së enjtes ai tha se vendimi vjen si “akt reflektimi dhe përgjegjësie”, duke përmendur rrethana familjare, personale, por edhe politike e administrative.

Në letrën drejtuar kryeministrit Edi Rama, Dredha thekson se largimi nuk nënkupton tërheqje nga jeta publike, por hapësirë për “ide dhe ritme të reja” në bashki. Ai falënderoi bashkëpunëtorët dhe u zotua të vijojë të shërbejë për komunitetin.

Ermal Dredha drejtoi Bashkinë e Vlorës që prej majit 2023, pas një karriere diplomatike si ambasador në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe konsull i përgjithshëm në Bari. I ati, Neki Dredha, ka qenë gjithashtu kryebashkiak i Vlorës në fund të viteve ’90.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.