
Presidenti Bajram Begaj përkujtoi 24-vjetorin e sulmeve të 11 Shtatorit, duke rikonfirmuar solidaritetin e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara dhe qëndrimin e palëkundur kundër çdo forme terrorizmi.
Në një mesazh në rrjetet sociale, kreu i shtetit shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe theksoi se Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë përkrah SHBA-së, si partner strategjik dhe aleat i besueshëm për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Sulmet e 2001-shit lanë 2 977 të vrarë, pasi katër avionë të rrëmbyer goditën Kullat Binjake dhe Pentagonin, ndërsa një tjetër u rrëzua në Pensilvani.