
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot përbërjen e qeverisë së re pas fitores së mandatit të katërt.
Albana Koçiu kalon ministre e Punëve të Brendshme, duke lënë Shëndetësinë.
Elisa Spiropali merr Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke lënë drejtimin e Kuvendit.
Petrit Malaj rikonfirmohet në Financat.
Blendi Gonxhja emërohet në krye të Turizmit.
Mirela Kumbaro kalon në Arsim.
Pirro Vengu mbetet në Mbrojtje.
Besfort Lamallari në Drejtësi.
Evis Sala në Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
Delina Ibrahimaj në Ekonomi dhe Inovacion.
Sofian Jaupaj në Mjedis.
Andis Salla në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
Ministra shteti dhe funksione të tjera:
Ervin Demo – Shteti për Pushtetin Vendor;
Toni Gogu – Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin;
Adea Pirdeni – Shteti për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin;
Majlinda Dhuka – Kryenegociatore e Shqipërisë me BE.
Rama theksoi rotacionin si instrument për rritjen e performancës në mandate të njëpasnjëshme, duke vënë theks te rendi, diplomacia dhe ekonomia.