
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ndau foto të ushtarëve shqiptarë që shërbejnë në misionin e KFOR-it në Kosovë, duke vlerësuar kontributin e tyre për paqen dhe sigurinë në rajon.
“Mirëmëngjes nga Kosova, me djemtë dhe vajzat tona në misionin e KFOR-it, ku çdo ditë mbajnë lart flamurin dhe vlerat tona në shërbim të paqes dhe sigurisë,” shkroi Vengu.
KFOR është forcë paqeruajtëse e udhëhequr nga NATO, e pranishme në Kosovë që prej 12 qershorit 1999.