18.09.2026
Rajoni

Arrestohet në Kosovë i dyshuar për krime lufte

Një person me inicialet D.N. u arrestua në pikëkalimin kufitar të Dheu i Bardhë, nën dyshimin për krime lufte kundër popullsisë.

Prokuroria Speciale e Kosovës bëri të ditur se D.N. dyshohet se, midis 13 dhe 30 prillit 1999, ka vepruar në bashkëkryerje me forcat policore e ushtarake serbe në vrasjen e 25 civilëve shqiptarë në Komunën e Gjilanit.

Prokuroria do të paraqesë kërkesë për masën e paraburgimit në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti Special.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.