
Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka nisur regjistrimin digjital të pronave në Tropojë, si pjesë e projektit kombëtar që do të mbyllet deri në fund të vitit 2026.
Procesi do të lejojë qytetarët të marrin shërbime më të shpejta dhe më të sakta përmes platformës “e-Albania”, duke u bazuar edhe në përdorimin e inteligjencës artificiale për verifikimin dhe menaxhimin e të dhënave.
Deri në fund të vitit 2025 pritet të përfundojë skanimi dhe arkivimi elektronik i dokumenteve tekniko-ligjore, ndërsa një vit më pas do të përfundojë regjistrimi fillestar i pronave në të gjithë territorin.