
Një shpërthim me tritol ndodhi pak pas mesnatës në rrugën “Arjan Sala” në Kamëz, pranë banesës së deputetit demokrat Xhelal Mziu. Lënda plasëse dyshohet të jetë vendosur në murin rrethues të oborrit.
Sipas policisë, në momentin e ngjarjes Mziu ndodhej në banesë me bashkëshorten. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por shpërthimi shkaktoi dëme materiale në banesë dhe automjetet e parkuara aty pranë.
Deputeti ka deklaruar se nuk ka konflikte personale. Ndërkohë, kamerat e sigurisë në shtëpi nuk kanë regjistruar, pasi ishin jashtë funksioni për shkak të një defekti.
Policia ka ngritur grupin hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.