18.09.2026
Politike

Spiropali: Të drejtat e njeriut, thelbësore për paqen dhe zhvillimin

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mori pjesë në tryezën për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në kuadër të Reformës UN80, me praninë e homologëve nga Holanda dhe Kili.

Spiropali tha se të drejtat e njeriut “nuk janë aksesorë për paqen dhe zhvillimin, por pjesa më thelbësore e tyre”, dhe se Shqipëria është e gatshme të punojë me të gjithë partnerët që ato të jenë element qendror i UN80 për të rivitalizuar premtimin për një botë më të drejtë, më të paqtë dhe më të qëndrueshme.

Ajo theksoi se institucionet e qëndrueshme dhe fuqizimi i grave e i të rinjve janë faktorë kyç për progres afatgjatë. Sipas saj, Reforma UN80 do të jetë e besueshme vetëm nëse forcon misionin kryesor të OKB-së si gardiani universal i të drejtave të njeriut.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.