04.11.2026
Bota

Trump dhe Netanyahu shpallin plan paqeje për Gazën, Hamasi refuzon

Presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shpallën të hënën një marrëveshje me 20 pika për t’i dhënë fund luftës në Gaza. Plani parashikon lirimin e pengjeve dhe krijimin e një qeverie kalimtare palestineze të mbikëqyrur nga një “Bord Paqeje” i drejtuar nga Trump, me pjesëmarrjen e ish-kryeministrit britanik Tony Blair.

Nëse plani hyjnë në fuqi, Hamasi duhet të lirojë pengjet brenda 72 orëve, ndërsa Izraeli të lirojë 250 të burgosur palestinezë dhe 1 700 banorë të Gazës të arrestuar pas 7 tetorit 2023. Netanyahu e pranoi marrëveshjen si të përputhshme me objektivat e Izraelit, duke këmbëngulur se vendi do të mbajë kontrollin e sigurisë në Gaza dhe se Autoriteti Palestinez nuk ka rol pa “ndryshime radikale”.

Hamasi reagoi duke thënë se “rezistenca e armatosur është e drejtë e popullit palestinez” dhe se nuk pranon asnjë tutelë të huaj. Grupi e cilësoi Blairin “figurë të papranueshme” dhe deklaroi se nuk ishte pjesë e negociatave.

Forumi i Familjeve të Pengjeve në Izrael e përshëndeti planin si “marrëveshje historike” dhe kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të luftimeve. Por në terren, të paktën 33 palestinezë u vranë nga sulmet izraelite që nga mëngjesi i së hënës, sipas burimeve spitalore në Gaza.

Megjithatë, tpa miratimin e Hamasit, plani mbetet i bllokuar, ndërsa lufta në Gaza vijon.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.