18.09.2026
Politike

Liderët e Ballkanit Perëndimor takohen sot në Durrës

Presidenti Bajram Begaj pret sot, 6 tetor, në Durrës krerët e shteteve të rajonit për Samitin Bërdo-Brijuni, me moton “Interesa të përbashkëta, angazhim i përbashkët për një të ardhme të përbashkët: Së bashku drejt BE-së”.

Takimi drejtohet nga presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, dhe presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç. Qëllimi: mbështetja e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.

Në qendër është Plani i Rritjes i BE-së, 6 miliardë euro për vitet 2024–2027, për zhvillim ekonomik dhe afrimin me tregun e përbashkët.

Samiti vjen në një moment kyç për rajonin. Do të diskutohen edhe bashkëpunimi rajonal dhe stabiliteti politik.

Në samit marrin pjesë Shqipëria, Kosova, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina. Mes liderëve: Vjosa Osmani, Aleksandër Vuçiq, Jakov Milatoviç, anëtarë të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës dhe Gordana Siljanovska-Davkova.

Nisma u nis në vitin 2013 nga Sllovenia dhe Kroacia dhe zhvillohet çdo vit. Vjet u mbajt në Mal të Zi; këtë vit në Durrës pritet theks i veçantë te dimensioni ekonomik.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.