03.11.2026
Sport

Begaj uron Kosovën për fitoren ndaj Suedisë: “Djemtë tanë na bëjnë krenarë”

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përgëzuar ekipin përfaqësues të Kosovës për fitoren historike 1-0 ndaj Suedisë në Goteborg.

“Urime ekipit të Kosovës për fitoren ndaj Suedisë! Djemtë tanë na bëjnë krenarë. Përpara shqipe!”, shkroi Kreu i Shtetit në një reagim publik në rrjetet sociale.

Golin e vetëm të takimit e realizoi Fisnik Asllani në minutën e 32-të, pas një aksioni të shpejtë që vulosi suksesin e dardanëve. Me këtë fitore, Kosova ngjitet në vendin e dytë të Grupit B me 7 pikë, tre më pak se Zvicra kryesuese me 10.

Rezultati mban të gjallë ëndrrën e kualifikimit për në Botërorin 2026, ndërsa ndeshjet e radhës do të zhvillohen muajin e ardhshëm.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.