03.11.2026
Rajoni

Këshilli i Sigurimit diskuton sot raportin për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mblidhet sot në Nju Jork për të shqyrtuar raportin periodik të Sekretarit të Përgjithshëm Antonio Guterres mbi zhvillimet në Kosovë.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, do të përfaqësojë Kosovën në seancë dhe do të raportojë për punën e institucioneve shtetërore.

Sipas njoftimit të OKB-së, zëvendëspërfaqësuesi special Milbert Dongjoon Shin do të prezantojë raportin mbi misionin UNMIK dhe situatën aktuale në Kosovë. Ky është takimi i dytë informues i Këshillit për Kosovën gjatë këtij viti.

Rreth autorit

Redaksia TIR-FAX

Redaksia TIR-FAX

Administrator

Redaksia e agjencisë TIR-FAX. Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota.