
Një zjarr i madh përfshiu mbrëmjen e së hënës një azil të moshuarish në qytetin boshnjak të Tuzlës, ku sipas burimeve jozyrtare disa persona kanë humbur jetën.
Forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga ekipe nga komunat fqinje, arritën shpejt në vendngjarje, ndërsa shërbimet e urgjencës evakuuan të moshuarit dhe po trajtojnë të plagosurit.
Zëdhënësja e Qendrës Klinike Universitare të Tuzlës, Ersija Ashçeriq Mujedinoviq, tha se tre pacientë po trajtohen për helmim nga monoksidi i karbonit, dy prej tyre në kujdes intensiv.
Autoritetet ende nuk kanë konfirmuar numrin e viktimave, ndërsa Ministria e Brendshme e kantonit u kërkoi qytetarëve të shmangin zonën për të mos penguar operacionet e shpëtimit.