
Presidenti i Sirisë, Ahmad al-Sharaa, ka mbërritur në Uashington për një takim historik me presidentin amerikan Donald Trump, duke u bërë udhëheqësi i parë sirian që viziton Shtëpinë e Bardhë që prej vitit 1946.
Al-Sharaa, i cili dikur ishte mbajtur në paraburgim nga forcat amerikane në Irak, erdhi në pushtet pasi rrëzoi Bashar al-Assadin dhjetorin e kaluar. Takimi i sotëm pritet të formalizojë bashkimin e Sirisë me koalicionin ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA kundër Shtetit Islamik.